Më mirë, më shpejt, dhe më lirë

Kompania “BENIMPEX & CO” e quajtur ndryshe Agjensia Doganore “Tirana” është themeluar ne vitin 1993, me aktivitet të saj kryesor shërbim doganor, logjistik & spedicioner, me adresë Rruga “Abdyl Frashëri”, Pallati i ri jeshil 2/2, me zyra e përfaqësi në të gjithë territorin doganor të Republikës së Shqipërisë, me një përvojë shumëvjeçare në këto shërbime, disponon një personel të specializuar me një praktikë disa vjeçare në fushën e veprimeve doganore spedicionere dhe logjistike me një staf drejtues të specializuar në manaxhim, specialist të ligjeve financiare doganore e spedicionere dhe logjistike.

Përse Ne?

BENIMPEX & CO është projektuar të menaxhohet nga një strukturë menaxheriale. Për secilën nga strukturat përbërëse të aktivitetit te saj ka nje menaxher. Përzgjedhja e tyre eshte mbështetur vetëm në aftësitë profesionale, të cilat shërbejnë si garanci në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga menaxhimi. Kjo arrihet duke afruar individë me backgraund të pasur intelektual dhe përvojë në menaxhim. Aplikimi i pagave në nivele stimuluese dhe fleksibël, shërben si një mundësi impenjimi maksimal për plotësimin e kërkesave sipas standarteve bashkëkohore. Këto kritere do të jenë të vlefshme për të gjithë të punësuarit që i takojnë pozicioneve drejtuese si: Ekonomistë, Juristë, Agjent doganore e spedicioner etj.

office-meeting
Dhjetor
sq_image01-1

Partnerët Tanë