Kompania “BENIMPEX & CO” e quajtur ndryshe Agjensia Doganore “Tirana” është themeluar ne vitin 1993 me aktivitet të saj kryesor shërbim doganor, logjistik, & spedicioner. Ne ofrojmë një praktikë disa vjeçare në fushën e veprimeve doganore spedicionere e logjistike,  me një staf drejtues të specializuar në manaxhim, specialistë të ligjeve financiare doganore e spedicionere duke ju ardhur në ndihmë klientëve që merren me aktivitet privat në fushën e investimeve, eksporteve, importeve etj. të cilët lëvrojnë mallrat e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që kanë nevojë për një shërbim të kompletuar doganor, spedicioner dhe logjistik ne teresi.

BENIMPEX & CO është një shoqëri që njeh rritje dhe ky do të jetë një proçes dinamik, që do të ketë në konsideratë zhvillimin e tregut dhe kërkesat, që ky treg ka dhe do të ketë. Për këtë do të synohet gjithnjë ruajtja e standarteve ndërkombëtare për çdo shërbim dhe rinovimi me ritme të njëjta i aparaturave që janë në shërbim të tij.

 

111
  • BENIMPEX & CO udhëhiqet nga parimi “Kush shërben më mirë, më shpejt, më me cilësi, ka avantazhin të ketë numrin më të madh të klientëve”.Dhe si rrjedhim ka një avantazh në raport me të tjerët.
  • BENIMPEX & COështë një shoqëri që ka startuar në vitin 1993. Zhvillimi dhe zgjerimi i saj përfshin etapat : menaxhimin e shërbimeve të planifikuara që kryhen cdo ditë, implementimin e shërbimeve të reja, përmirësimin e parreshtur të këtyre shërbimeve, shdërrimin e BENIMPEX-it në simbol të shërbimeve më komplekse që kryhen brenda të njëjtit aktivitet. Për çdo shërbim që ofrohet garantohet cilësi, shpejtësi, korrektesë. Për çdo shërbim  ndërtohet një strategji e veçantë.Tregu ku BENIMPEX & CO vepron, nga statistikat aktuale, tregon se nevoja e këtij shërbimi të kompletuar është e domosdoshme.
  • BENIMPEX & CO nëpërmjet stafit dhe të punësuarve teknikë, siguron një avantazh konkurues dhe një eksperiencë praktike me njohuri që e lejojnë të ketë sukses në operacionet dhe shërbimet që lidhen me fushën e aktivitetit te saj.
  • BENIMPEX & CO është një strukturë tepër efektive për të identifikuar nevojat e tregut dhe për të identikuar, në një kohë të shkurtër nevojat e tregut për shërbime.
  • BENIMPEX & CO nuk ka kufizim në numrin dhe llojet e shërbimeve që do të kryejë.